Sterling arrin marrëveshje me Chelsean
Raheem Sterling po e sheh veten çdoherë e më larg Manchester Cityt, pasi ka një kohë që tashmë nuk është si lojtar i paprekshëm nga Guardiola.
The Athletic raporton se ai tashmë ka arritur marrëveshje me Chelsean sa i përket kushteve personale. Këtë hap sulmuesi anglez e ka bërë para se ai t'ia dërgojë kërkesën Manchester Cityt për t'u larguar.
Tani u mbetet të dy klubeve që ta arrijnë marrëveshjen e nevojshme sa i përket shifrave mbi bazën e të cilave Sterling do të lirohej që t'iu bashkohej Chelseat.