Stano për takimin e 27 shkurtit: Kemi bërë shpjegimet me detaje, nuk i komentojmë skenarët
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sot ka folur sërish për ftesat që kanë dërguar lidhur me diskutimet për dinarin.
Stano tha se nuk e komentojnë organizimin e takimeve përmes mediave.
“Ne i kemi dërguar ftesat te partnerët për t’u marrë me çështje të caktuara dhe u kemi shpjeguar në thellësi dhe tash shpresojmë që të dyja palët të jenë në gjendje të pajtohen dhe të zgjidhin çështjen që u shkaktua nga një vendim i pafat dhe i pakonsultuar nga njëra palë që ka ndikuar tek pala tjetër”.
Ai tha se roli i BE-së është për të lehtësuar palët të arrijnë deri te zgjidhja dhe se nuk do të komentojnë se çka janë duke bërë në këtë drejtim.