Stacioni i Autobusëve në Prishtinë: Nisjet drejt shteteve të Schengenit u rritën për 10-15 për qind krahasuar me 2023 - NACIONALE

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë: Nisjet drejt shteteve të Schengenit u rritën për 10-15 për qind krahasuar me 2023

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, në një përgjigje për Nacionalen, ka treguar se ka pasur një rritje jo aq të madhe të udhëtimeve drejt Zonës Schengen pas liberalizimit të vizave.

Në përgjigjen e tyre, ky stacion ka treguar distenacionet më të frekuentuara nga autobusët e nisur nga Prishtina dhe natyrshëm janë Gjermania, Austria e Zvicra.

“Nga stacioni i autobusëve në Prishtinë drejt shteteve të zonës Shengen nga 01 Janar deri më 18 Janar 2024, Gjermania, Austra Zvicra dhe Sllovenia kanë pasur një rritje prej 10-15 % më të madhe të nisjeve në këtë periudhe, krahasuar me periudhat tjera, gjithashtu edhe nisjet turistike për Turqi dhe Greqi kanë një rritje.” – tha Shqipe Durmishi, zëdhënëse e këtij institucioni.

Ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2023, sipas Stacionit ka pasur rritje prej 10 deri në 15 për qind.

“10-15 % ka qenë rritja e linjave nga 01-18 janar 2024, krahasuar me vitin e kaluar” – shkruhet në përgjigjen e Durmishit për Nacionalen.

Lajme të ngjashme