“Sqarimet” e CETIS-it dhe KQZ-së, Cakolli: Kur i lexon, rasti bëhet edhe më i çuditshëm, duhet të hetohet deri në fund - NACIONALE

“Sqarimet” e CETIS-it dhe KQZ-së, Cakolli: Kur i lexon, rasti bëhet edhe më i çuditshëm, duhet të hetohet deri në fund

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga Instituti Kosovar për Demokraci referuar reagimeve të kompanisë sllovene “CETIS” dhe Komisionit Qendror Zgjedhor se është përvjedhur një gabim incidentalisht që ka shturrur numrat serikë të fletvotimeve në Mitrovicë, tha se aq më shumë që lexohen ato deklarat “aq më i çuditshëm bëhet rasti”.

Postimi i Cakollit:

Pikë së pari, çdo fletëvotim të cilit nuk i përputhet kodi i vendvotimit me atë ku është votuar, duhet të shpallet i pavlefshëm. Por edhe kjo, në vetvete, nuk garanton se problemi është adresuar në tërësi. Sepse thelbi nuk është vetëm gabimi teknik, por përmasat e tij – pra, sa fletëvotime janë prekur, në cilat vendvotime, dhe a ka pasur ndikim në rezultat. Pa këtë informacion, askush – e sidomos KQZ-ja – s’mund të flasë për integritet të paprekur të zgjedhjeve.

"Sqarimet" e CETIS-it dhe KQZ-së, e bëjnë rastin më të çuditshëm sa më shumë që i lexon. Sepse, mungesa e çfarëdo informate zyrtare nga KQZ-ja mbi shtrirjen reale të problemit, dhe bartja e tërë përgjegjësisë te kompania CETIS, që më shumë krijoi konfuzion sesa sqaroi me deklaratën e saj, është në vetvete tejet problematike.

Nëse as kompania nuk e di sa dengje dhe fletëvotime janë prekur, si mund të garantohet integriteti, kur ende rreth 75% e vendvotimeve të Mitrovicës nuk janë procesuar dhe fletëvotimet e dyshimta nuk janë verifikuar fizikisht?

Çdo deklaratë që e kufizon problemin tek “gabimi teknik” është, në këtë fazë, thjesht spekulim. E në një proces zgjedhor, s’ka më keq se kur një “gabim teknik” trajtohet si rrezik politik që duhet menaxhuar disi, në vend se si problem që duhet hetuar deri në fund.

Lajme të ngjashme