“S’po kemi forcë me iu tregu”: Babai i Naim Murselit thotë se fëmijët ende s’e dinë që Liridonë është vrarë
Shaban Murseli, baba i Naim Murselit, të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, është rrëfyer eskluzivisht për Nacionalen, pas arrestimit të Naimit nën dyshimin se organizoi vrasjen e gruas.
Në rrëfimin e tij, Murseli tregon se dy fëmijët e çiftit ende nuk janë informuar për tragjedinë e ndodhur.
“Nuk e dinë. S’po kemi forcë me iu tregu se kanë qenë shumë të lidhun me Liridonën. S’kem psikologë që këta i kuptojnë në gjuhen suedeze.” – tha Shaban Murseli për Nacionale.
