"U trondita", babai i Naim Mureselit rrëfen i përlotur momentin kur kuptoi se i biri organizoi vrasjen e Liridonës - NACIONALE

"U trondita", babai i Naim Mureselit rrëfen i përlotur momentin kur kuptoi se i biri organizoi vrasjen e Liridonës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Babai i Naim Mureselit, Shaban Mureseli, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi, në të cilën ka rrëfyer për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë para pak ditësh nga bashkëshorti i saj që dyshohet se pagoi vrasësit, ngjarje kjo që ka tronditur vendin.

Murseli ka thënë se nuk ka komunikuar më as me Naimin e as me avokatin e tij.

“Besoni as me Naimin as me vokat, s’kam komuniku mo, se Liridonen e kom dasht ma shumë se vajzat e mija.”

Ai ka mohuar të ketë pasur komunikim me Naimin pas arrestimit derisa ka treguar se si është tronditur kur është njoftuar nga Policia se Naim Mureseli dyshohet se ka porositur vrasjen e Liridona Ademajt.

“Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojmë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha ‘Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryersi i veprës’. Aty unë jam trondit sepse me ma pas dhënë krejt botën nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bënë atë.”

Lajme të ngjashme