Spitali i Mitrovicës e denon ashpër sulmin ndaj infermierit
Raportohet se dje është sulmuar fizikisht një infermier në Spitalin e Përgjithshëm”Dr Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë nga pesë qytetarë.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë ka thënë se e denon ashpër sulmin fizik ndaj infermierit F.M.
Siç thuhet në komunikatë, në oborrin e Spitalit kanë ardhur 5 qytetar të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë kërkuar nga infermieri që të dal jasht objektit te Spitalit per ti dhënë shërbim pacientit, ku, infermieri ka refuzuar dhe ka thënë qe pacienti duhet të sillet në repart qe paraprakisht të kontrollohet nga doktori kujdestar.
“Pas refuzimit te inferimierit për të dal jasht objektit ai është sulmuar fizikisht. Institucioni denon ashpër sulmin fizik ndaj çdo punëtori shëndetësor”, thuhet në komunikatën e tyre.