Spahiu tregon se kishte takuar Adem Jasharin pas sulmit të parë në Prekaz: Më tha me ia dërgu një porosi Rugovës - NACIONALE

Spahiu tregon se kishte takuar Adem Jasharin pas sulmit të parë në Prekaz: Më tha me ia dërgu një porosi Rugovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avni Spahiu, ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur për periudhën kur ishte njëri nga bashkëpunuesit e presidentit Ibrahim Rugova.

Spahiu i ftuar në Klan Kosova ka rrëfyer për momentet kur gjatë asaj periudhe kohore ia kishte kumtuar presidentit Rugova nëpërmjet bashkëpunëtorit të tij, Adnan Merovci lajmin se në Prekaz po bëhej luftë.

Spahiu ka njoftuar se lajmin që në Prekaz po bëhej luftë e kishte kishte marrë përmes një telefonate që i erdhi nga njëri prej anëtarëve të familjes Jashari, Halit Jashari, i cili i kishte treguar se janë të rrethuar nga të gjitha anët nga policia serbe, ku edhe i kishte kërkuar ndihmë.

Spahiu ka treguar pas kësaj telefonate e kishte lajmëruar presidentin e vendit dhe Zyrën amerikane të asaj kohe.

Ndër të tjera Spahiu, tregoi edhe një moment tejet interesant e të rëndësishëm, ku pas sulmit të parë në Prekaz, në vitin 1991 ai tha se e kishte takuar komandantin e Ushtrisë Çlirimtare, Adem Jasharin, i cili ia dërgoi një porosi Rugovës.

Në Prekaz takova Adem Jasharin i cili më tha ja dërgon një porosi Rugovës që lirisht ti ashpëron fjalët e tij, të jetë më i ashpër, sepse ne tani jemi këtu.” – ka treguar Saphiu.

Lajme të ngjashme