Power pas vizitës në Kosovë: Faleminderit Kosovë - NACIONALE

Power pas vizitës në Kosovë: Faleminderit Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka publikuar një video pas vizitës së saj në Kosovë, duke përcjellë mesazhin dhe përvojat e saj gjatë këtij udhëtimi.

Në videon e saj, Power u shpreh se edhe pse ende ka plagë në vend, ishte e mahnitur me progresin që ka vërejtur që nga vizita e saj e fundit në Kosovë në vitin 1999. "Ky ishte vizita ime e parë në Kosovë që nga viti 1999. Edhe pse di që ka ende sfida, është frymëzuese të shohim përparimin e arritur këtu."

Ajo theksoi takimet e saj me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe të rinjtë kosovarë në disa fusha të ndryshme. Power shtoi se misioni i USAID është të ndihmojë qytetarët e Kosovës në zgjerimin e mundësive ekonomike dhe të kontribuojë në rritjen ekonomike të vendit.

"Ne presim me padurim të shohim progresin politik dhe të ndihmojmë në krijimin e një ekonomie që do t'i ofrojë një jetë më të mirë njerëzve të zakonshëm në Kosovë", u shpreh ajo.

Së fundi, ajo e ka shpërndarë fjalimin e saj në Twitter duke falënderuar Kosovën.

Lajme të ngjashme