Spahiu thotë se komuniteti më ekstremist në Kosovë janë ateistët, jep edhe një porosi - NACIONALE

Spahiu thotë se komuniteti më ekstremist në Kosovë janë ateistët, jep edhe një porosi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Nexhmedin Spahiu është kapur keq me komunitetin e ateistëve duke thënë se janë komuniteti më ekstremist në Kosovë.

Spahiu me anë të një dialogu mes një ateisti dhe myslimani ka treguar se bindjet fetare nuk duhet të tallen.

Në fund të shkrimi ai ka dhënë edhe një porosi.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Komuniteti I ateistëve në Kosovë edhe pse shumë I vogël, më pak se gjysmë përqind (0.48%) sipas regjistrimit të vitit 2011, është komuniteti më ekstremist në Kosovë. Fyejnë e përqeshin të tjerët duke harruar se shkelin ligjin me të dyja këmbët. Një ditë një ateist ekstremist duke u tallur me fetë tha: "Merre me mendë, me miliona lopë ngordhin në Indi, e hindusë të uritur i lejojnë të ngordhin e nuk i presin për t"i ngrënë". Një mysliman normal iu përgjegj me ironi: "Merre me mendë, miliona minj, maca e qenër ngordhin në Kosovë e njerëzit e uritur në Kosovë, nuk I hanë ato por lejojnë të ngordhin.

POROSIA: Nuk bënë të tallesh me fenë e tjetrit. Ashtu sikur ty mund të mos duket normale ajo në çka tjetri beson apo nuk beson edhe tjetrit mund të mos I duket normale ajo në çfarë ti beson apo nuk beson.

Lajme të ngjashme