Spahiu shqetësohet për ministrin Sveçla: "A është paguar për punën e tij shtesë ditë e natë? Po për faktin se e ka rrezikuar jetën e tij?"
Analisti kosovar, Nexhmedin Spahiu, i ka dalur në mbrojtjet ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas kritikave ndaj tij lidhur me reagimin për protestën e Njësisë Speciale Intervenuese.
Spahiu ka thënë se policët janë paguar për punën e tyre shtesë, por ai ka pyetur se a është paguar ministri Sveçla, i cili sipas tij, ka rrezikuar jetën.
Ai ka përmendur edhe zëvendësministrin e MAPL-së, Arber Vokrri, që Spahiu edhe për të thotë se “ditë e natë përpiqet të rregullojë punët në Veri duke punuar 24 orë në ditë.”
“Policët qenkan paguar për punën e tyre shtesë. Por, vallë a është paguar Xhelal Sveçla për punën e tij shtesë ditë e natë? Po për faktin se e ka rrezikuar jetën e tij? Po Arbër Vokrri që ditë e natë përpiqet të rregullojë punët në Veri duke punuar 24 orë në ditë?” – ka shkruar ai.
Më tej, ai ka sulmuar edhe ata që po i kritikojnë ministrat.
“Duhet të dallojmë politikanët që vetëm marrin nga shteti duke pirë kafe në zyrë dhe nuk i japin asgjë prej atyre që punojnë me përkushtim në teren pa marrë asnjë cent për punën e tyre shtesë. Leni inatet e xhelozitë e përkrahni ata që janë në shërbim të atdheut. Mos I dëgjoni opinionistët që informatat për Veriun I marrin në Beograd.” – ka shkruar ai.
