“A po të vjen turp çka po shkrun?”: Qytetarët i reagojnë Kurtit pas postimit për pagën e Njësisë Speciale Intervenuese - NACIONALE

“A po të vjen turp çka po shkrun?”: Qytetarët i reagojnë Kurtit pas postimit për pagën e Njësisë Speciale Intervenuese

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Afër tre mijë komente numërohen në një prej postimeve të kryeministrit Albin Kurti në llogarinë e tij në Facebook. Një përqindje e madhe, janë reagime të ashpra për shkrimin e tij pas protestës së njësisë më elitare të Policisë së Kosovës. Këta të fundit, po kërkojnë kushte të mira, shefi i Qeverisë ndërkaq, lë të kuptojë se ata i kanë kushtet e mira, madje duke ua përmendur pajisjet, që sipas tij, kapin vlerën e 10 mijë eurove.

Reagimeve të opozitës, gazetarëve, opinionistëve, iu shtuan edhe qytetarët e Kosovës. Kurti – që njihet për aktivtetin e tij dhe një audiencë mjaft të madhe në rrjetin social Facebook – këtë herë u kundërshtua.

Postimin e tij, ai e filloi duke e përmendur pagën mesatare në sektorët privat e publik. Në rreshtin e parë të paragrafit të dytë, ai e shkroi fjalën që iu kritikua më së shumti: “Secili pjesëtar i NjSI ka pajisje në vlerë prej afër 10 mijë euro”.

Më pas, Kurti vijon duke përmendur se sivjet pagat e Njësisë Speciale Intervenuese shkuan deri mbi 2 mijë e 200 euro, dhe këtu, vlen të theksohet se këtë vit pati shumë më shumë tensione në veri, dhe ata që e mbrojtën veriun ditë e natë, ishin pikërisht këta, Njësia Intervenuese Speciale.

Për ta bërë edhe më absurd postimin e tij, ai përmendi se 203 zyrtarë policorë këtë vit patën të ardhura më të larta se presidentja e vendit.

2 mijë e 600 komentet

E kishim të vështirë t’i lexonim gati tre mijë komente. Por ajo që lexuam, është se pjesa më e madhe e tyre ishin reagime kundër kryeministrit Kurti.

Le t’i shohim pak:

“Mire pra masi qenka ashtu: qoje ne veri k'ta te sektorit privat e ta rujne shtetin....! Çfare logjike.”

“Me rëndësi inspektor" Xhelali" me qenë i kënaqur”

“Presidetja ne deklarimin e pasuris ,ka dhan permbi 30 mij Euro te ardhura vjetore perjashto meditiet dhe drekan dhe darkat qe i ka dikun 28 mij Euro ne muaj.Dikush po rren ktu! Mos po don me than qe edhe Njesia me elitare e R.Kosoves asht e kapne prej Opozite,nese asht kshtu ku i morre 50,02% te votav ?”

“Ti me kan i miri shkon e shikon gjendjen ne Mineren Trepqa se si jan mbet ende ne grev pa asnje zgjidhje , se kur asht puna meta dhan voten shkon gjithkah e kur je mi ndihmu popullit nuk dokesh kerkah hiq , ke nis edhe ti me uba si ata ma perpara qe kan qen vetem interesin tond asgje me shum sje ka bon”.

“Pash zotin e pash Kuranin apo te vjen turp se qka je ka shkrun?Respekt për Policinë e Kosovës.”

“Shumë funny je per TikTok”

“10.000€ trup nuk Jane te tyre eshte pasuri e Shteti keta nuk I qojm Shpi te vete paisjet cili do Se vjen ne ate detyre do Ti kete ska Asgje te bej me Pagen e tyre kjo shume 2.200 € eshte vete kohe emergency nuk e kane Qdo muaj nuk je I pa gabueshem as ti Sidomos kete rast me policin thirri mendjes pak .”

“Kryeminister me sa duket keshilltaret dhe disa ministra tua te kan qit ne lajthitje. Paisjet e kryeministrit e ministrav sa kushtojne 80-100 mij euro me siguri ndoshta ma shume se 4-5 Xhipa. Kan derdh djers per ato 2.200€ se mbi 600 ore pune gjat muajit. Ne vend qe tju vie turp qe nuk i keni ekzekutuar shtesat deri tash, krenoheni qe do tju dalin ne fund te muajit retroaktiv. Mos e hani hakun e punetorit. Shendet!”

Çka ndodhi?

Heronjtë e Bajnsjës, me maska, size e uniforma, rreth 50 prej tyre, dolën në protest para objektit të Qeverisë.

Kërkesa e tyre, ishte shumë e thjeshtëm, kushte më të mira pune. Ata kërkuan shtesa, kërkuan që pushteti “të mos luaj me ndjenjat e tyre”.

Sipas propozimit të Qeverisë Kurti, shtesat për rrezikshmëri për Njësinë Speciale Intervenuese janë vetëm 150 euro. Për njësinë e eksplozivëve të cilët po ashtu protestuan dje, është vetëm 120.

“Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga dje, por ka më shumë se dhjetë vite që kemi marr premtime për benefite që na takojnë, por deri më tani këto premtime asnjëherë nuk janë realizuar...Ne jemi unik, sepse kërkesat tona janë legjitime dhe të nevojës urgjente dhe nuk do të zmbrapsemi deri në realizimin e tyre. Prandaj, ftojmë kryeministrin dhe Qeverinë të ndërmarrin hapa konkretë në realizimin e tyre. I nderuar kryeministër, ju i dini shumë mirë rreziqet dhe kërcënimet që operatorët e këtyre njësive i bartin gjatë gjithë kohës, jo vetëm gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, por edhe në jetën private…Prandaj, mos luani me dinjitetin tonë, mos luani me ndjenjat e familjeve tona. Ne kemi dëshmuar vetën në shumë raste të kaluar dhe së fundmi në neutralizimin e grupit terrorist më 24 shtator 2023. Pra ne nuk zmbrapsemi asnjëherëa pavarësisht pengesave dhe vështirësive që na dalin përpara – deklaroi njëri prej pjesëtarëve të Njësisë, para gazetarëve.

Lajme të ngjashme