Spahiu: Kurti duhet t’i ndryshojë 70 për qind të ministrave - NACIONALE

Spahiu: Kurti duhet t’i ndryshojë 70 për qind të ministrave

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Qeveria Kurti ka nevojë për një riformatim rrënjësor.

Sipas tij, kushdo që thotë se qeveria bie në shtator ka për qëllim që të mos ndodhë ky riformatim.

“Të gjithë ata që thonë se qeveria Kurti bjen në shtator kanë një qëllim të vetëm: ta frikësojnë atë që të mos bëjë riformatimin e qeverisë së tij. Ai duhet t'i ndryshojë 70% të ministrave. Opozita ka frikë nga ky riformatim. Përkundër kësaj Albin Kurti duhet ta bëjë riformatimin”, ka shkruar Spahiu.

Lajme të ngjashme