Sot zhvillohet takimi Ukrainë – Rusi për zhbllokimin e eksportimit të drithërave - NACIONALE

Sot zhvillohet takimi Ukrainë – Rusi për zhbllokimin e eksportimit të drithërave

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia dhe Ukraina pritet që t’i zhvillojnë bisedimet e para me zyrtarë të Turqisë dhe OKB-së me qëllim të zhbllokimit të transportimit të drithërave në tregun global.

Takimi katërpalësh në Stamboll zhvillohet në kohën kur eksportet nëpër Detin e Zi vazhdojnë të jenë të bllokuara nga luftanijet ruse dhe minat ujore të vendosura nga Ukraina.

Në këtë takim do të marrin pjesë delegacione ushtarake të të tria shteteve dhe disa diplomat të Kombeve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme