Sondazhi: LDK-ja, më e preferuara për koalicion sipas anketuesve kosovarë - NACIONALE

Sondazhi: LDK-ja, më e preferuara për koalicion sipas anketuesve kosovarë

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Rubikon me Adriatik Kelmendin ka publikuar sonte sondazhin e fundit të kryer nga kompania PIPOS.

Njëra nga pyetjet brenda këtyre matjeve respektive ishte edhe ajo se cilën parti e preferojnë për koalicion anketuesit që veçse kanë votuar për një parti respektive.

Sipas kësaj llogaritjeje, i bie që LDK-ja është në pozitën e parë, nëse heqim opsionin "Asnjërën" dhe "Nuk e di".

Pra, në këtë pyetje janë përgjigjur anketuesit që do të votonin njërën nga partitë e tjera jo-LDK.

Në vendin e dytë është PDK-ja, në të tretin VV-ja, kurse AAK-ja fare në fund.

Lajme të ngjashme