Sondazhi: Afër 50% e qytetarëve të Kosovës të shqetësuar me papunësinë dhe pagat e ulëta - NACIONALE

Sondazhi: Afër 50% e qytetarëve të Kosovës të shqetësuar me papunësinë dhe pagat e ulëta

4 orë më parë

nga NACIONALE

WeBalkans.eu, platforma e mbështetur nga Bashkimi Evropian, ka publikuar gjetjes e anketës vjetore të realizuar me qytetarët e Kosovës, ku pyeten për disa prej çështjeve kryesore.

Një nga pyetjet të bëra në këtë anketë ndaj qytetarëve, është edhe ajo se “cilat i konsideroni problemet më urgjente me të cilat përballet Kosova?”.

49.9 për qind e qytetarëve janë përgjigjur me papunësia, ndërsa 49.7 kanë thënë pagat dhe pensionet e ulëta.

Përgjigjet e plota:

Cilat i konsideroni si problemet më urgjente me të cilat përballet Kosova?

Problemi
Përqindja
Papunësia
49.9%
Pagat / pensionet e ulëta
49.7%
Kujdesi shëndetësor
49.1%
Kostoja e jetesës / inflacioni
48.3%
Varfëria
45.1%
Energjia
42.5%
Korrupsioni
33.6%
Arsimi
31.5%
Emigrimi
28.5%
Sundimi i ligjit
22.9%
Konfliktet territoriale, çështjet e sigurisë / lufta
10.7%
Të drejtat e njeriut
10.3%
Taksat / evazioni fiskal
9.0%
Liria e medias
8.3%
Demokracia
6.4%
Manipulimi dhe ndërhyrja e huaj në informim
6.0%
Ndryshimet klimatike dhe mjedisi
4.9%
Refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit
2.7%
Nuk e di
1.7%

Lajme të ngjashme