Sondazh befasues: Bie përkrahja e ukrainasve për lidershipin e ShBA-së, rritet ajo e rusëve - NACIONALE

Sondazh befasues: Bie përkrahja e ukrainasve për lidershipin e ShBA-së, rritet ajo e rusëve

2 vjet më parë

nga Nasuf Abdyli

Sipas një sondazhi të kompanisë amerikane të analizave, “Gallup”, përkrahja e ukrainasve për udhëheqësinë e Shteteve të Bashkuara shënoi rënie të ndjeshme më 2023, në krahasim me vitin 2022.

Në bazë të të dhënave të këtij raporti, vetëm 53 për qind e ukrainasve e përkrahën udhëheqësinë e Shteteve të Bashkuara më 2023, 25 për qind nuk e mbështetën atë, ndërsa 25 për qind nuk kanë ditur si të përgjigjen ose kanë refuzuar.

Duhet të theksohet se kjo shifër përbën rënie prej 13 për qind të përkrahjes së ukrainasve për udhëheqësinë e ShBA-së në krahasim me vitin 2022.

Shtetet e Bashkuara janë përkrahëset kryesore të Ukrainës në luftën kundër Rusisë, duke i dhuruar miliarda dollarë ndihma ushtarake.

Këtë javë, Senati i ShBA-së i miratoi dhe presidenti Joe Biden i nënshkroi ndihmat shtesë me vlerë prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Rusi, përkrahja për udhëheqësinë e ShBA-së është vetëm 6 për qind, 88 për qind janë kundër saj, ndërsa 6 për qind nuk kanë ditur si të përgjigjen ose kanë refuzuar.

Në krahasim me vitin 2022, megjithatë, përkrahja e rusëve për udhëheqësinë e ShBA-së më 2023 u rrit për 2 për qind./Nacionale

Lajme të ngjashme