Smajljaj reagon ndaj aferës se fundit të pushtetit: S`po e dishe çka është korrupsioni, pa e parë korrupsionin e shoqërisë civile
Politologu Avdi Smajljaj ka kritikuar pjesëtarët e shoqërisë civile që i janë bashkuar Qeverisë Kurti.
Ai ka vlerësuar se korrupsioni i madh në politikë është për shkak se një pjesë e shoqërisë civile është e korruptuar.
“Nuk po e dishe çka është korrupsioni, pa e parë korrupsionin në shoqërinë civile. Korrupsioni i madh në politikë, është për shkak se shoqëria civile (me përjashtime të vogla) është e korruptuar. Një shoqëri civile e korruptuar, kur të vjen në pushtet bëhet e superkorruptuar”, ka shkruar Smajljaj.