Smajljaj për Sallahun: Tragjedi të përdoret rasti i Deharit me paraqitje televizive skandaloze
Politologu, Avdi Smajljaj, ka kritikuar qasjen e pushtetit ndaj rastit të Astrit Deharit, konkretisht deklarata e zëvendës ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Smajljaj ka thënë se rasti i Deharit po përdoret për qëllime politike, elektorale e të ndryshme.
“Të diskreditosh procesin e hetimeve me ndërhyrje politike e analiza idiote, me kontestime politike edhe të analizave të institucioneve ndërkombëtare, deri edhe në zhdukjen e mostrave brenda institucioneve përgjegjëse, është tragjjikomedi që vetëm ne dimë të bëjmë.” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i plotë i tij:
Me e degradu dhe me e përdorë deri në këtë shkallë tragjedinë e z. Astrit Deharit, vetëm te ne mund të ndodh.
Nuk e di kush ka vendosor, por mbrojtje të rastit më jodinjitoze vështirë të gjendet.
Të përdorësh këtë tragjedi për qëllime politike, elektorale, konfliktesh të brendshme partiake, paraqitje televizive skandaloze, etj., është tragjedi në vetvete.
Të diskreditosh procesin e hetimeve me ndërhyrje politike e analiza idiote, me kontestime politike edhe të analizave të institucioneve ndërkombëtare, deri edhe në zhdukjen e mostrave brenda institucioneve përgjegjëse, është tragjjikomedi që vetëm ne dimë të bëjmë.
Ndjejë shumë keqardhje për vajzën e të ndjerit!
