Rasti Dehari: Aludimet e përçudshme të Albulena Haxhiut për qëllimin e zhdukjes së provave të Astrit Deharit - NACIONALE

Rasti Dehari: Aludimet e përçudshme të Albulena Haxhiut për qëllimin e zhdukjes së provave të Astrit Deharit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zhdukja e provave të Astrit Deharit në Laboratorin e Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka tronditur vendin në muajin dhjetor por është rikthyer fuqishëm në muajin janar. Por, pse u zhdukën këto prova sipas Albulena Haxhiut?

Vetëvendosje ka qenë shumë e zëshme në pretendimin e saj se aktivisti Astrit Dehari ishte vrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Kjo ka bërë që zhdukja e provave pikërisht në kohën kur Vetëvendosje ishte në pushtet - dhe pikërisht në një institut që është brenda ombrellës së Ministrisë së Drejtësisë që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu – të ndjellë shumë dyshime të reja.

Por, këto dyshime i shtojnë edhe më shumë vetë reagimet e njerëzve të VV-së, që duken çuditërisht të heshtur këto kohë. Madje, ata e vazhduan heshtjen edhe kur tre personat e vetëm që kishin pasur çelësin e zyres ku ishin provat e zhdukura të Astrit Deharit u kthyen në punë.

E edhe më të rëndë situatën e bëjnë disa deklarata të çuditshme nga Albulena Haxhiu për qëllimin e zhdukjes së provave.

“Unë konsideroj që qëllimi ka qenë (i zhdukjes së provave) për të më goditur mua. Dhe unë nuk mund që përmes dorëheqjes time, t’i gëzoj e t’i lumturoj ata që tentojnë me pengu përpjekjen time edhe për drejtësi në rastin Dehari!” – u shpreh ajo. Rilexojeni fjalinë e parë.

Pra, qëllimi i përmendur nga Haxhiu për zhdukjen e provave nuk ishte që të mos zbardhej rasti. Por që të goditej ajo, ministrja Albulena Haxhiu.

Mirëpo, Haxhiu vazhdoi edhe me aludime të tjera interesante për qëllimet e mundshme të zhdukjes së mostrave në Institutin Mjeko-Ligjor.

“Por asnjëherë s’më ka shku mendja që munden me shku kaq ulët – për shkak edhe të raporteve ndërkolegiale, edhe për të mos lënë që dikush duhet të bëhet aty drejtor i një institucioni siç është Instituti i Mjekësisë Ligjore të bëjnë veprime të tilla,”

Albulena Haxhiu si ministre e Drejtësisë e kishte emëruar Flutura Goga-Bajramin në pozicionin e Drejtoreshës së Institutit Mjeko-Ligjor. Megjithatë, ushtrues detyre në këtë pozitë ishte bërë Naim Uka, vëllai i deputetit të VV-së Fitim Ukës, pasi e para kishte marrë pushim të lehonisë. Uka kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së Institutit Mjeko-Ligjor.

I pyetur mbrëmë se kush ishte drejtues i IML-së tash, zëvendësi i Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu, nuk e dinte përgjigjen.

Ministrja Albulena Haxhiu është intervistuar nga Prokuroria për rastin e provave të Astrit Deharit në fund të muajit janar.

Deklarimet e znj. Haxhiu mund t’i lexoni nga minuta 1:16:21 duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme