Smajljaj për marrëveshjen me Serbinë: Kanë merita pozita e opozita, qe pse - NACIONALE

Smajljaj për marrëveshjen me Serbinë: Kanë merita pozita e opozita, qe pse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori dhe njohësi i zhvillimeve politike, Avdi Smajljaj, ka folur se kush ka ma shumë merita për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Smajljaj ka thënë se kosovarët kanë më shumë merita për të arriturat sesa të arritura teksa ka shpejguar edhe kush është më meritori.

Sipas tij, për marrëveshje, merita kanë edhe pozita edhe opozita.

Pozita që tanimë nuk e konteston, atë që dikur e bëri opozita, vetëm se e zbaton, avancon, dhe e legjitimon. Opozita që tanimë nuk i kontestohet ajo që dikur i kontestohej.”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë i z. Smajljaj:

Jemi popull që më shumë kemi merita për të arriturat, sesa të arritura.

Urime për meritat të gjithë meritorëve, normalisht më së shumti atyre që kanë më së shumti merita!

Për këtë marrëveshje kanë merita pozita, e opozita.

Pozita që tanimë nuk e konteston, atë që dikur e bëri opozita, vetëm se e zbaton, avancon, dhe e legjitimon.

Opozita që tanimë nuk i kontestohet ajo që dikur i kontestohej.

Mos të harrojmë meritat e shoqërisë civile, e cila duke qenë zë i artikuluar i qytetarëve, vazhdimisht, në konsistencë ka njoftuar qytetarët me mbarëvajten e procesit, përmbajtjen dhe konsekuencat e marrëveshjes, ka mbikëqyrur dhe u ka kërkuar llogari qeverive për procesin e dialogut dhe marrëveshjet.

Lajme të ngjashme