Smajljaj për Asociacionin: Është valide çka përmban marrëveshja, jo ajo që flitet në televizor - NACIONALE

Smajljaj për Asociacionin: Është valide çka përmban marrëveshja, jo ajo që flitet në televizor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj i ka reaguar zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi se Kosova nuk do të krijojë Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Smajljaj ka shkruar në facebook se në marrëveshje të tilla, nuk ka fare rëndësi ajo që flitet në televizor. Sipas tij, neni 7 flet haptasi për vetë-menaxhim.

POSTIMI:

Në marrëveshjet ndërkombëtare, valide është ajo që përmbanë marrëveshja, jo ajo që flitet në televizor.

Nemi 7 i marrëveshjes e thotë në mënyrë eksplicite, vetë-menaxhim. Edhepse ky koncept përdoret më shumë në organizimin e organizatave, edhe aty të paktën përfshin ekzekutimin e normave, synimeve, etj.

Në rregullimet politiko-juridike, vetë-menaxhimi është më së paku me kompetenca ekzekutive, nëse jo edhe legjislative.

Andaj, këtë që thuhet se nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive mund të besojnë vetëm dy kategori shoqërore:

1. ata/ato që e kanë vendosur mendjen në opcionin për të besuar për të vërtetë atë që ata/duan, jo atë që e shohin.

2. dhe, ata/ato që u intereson me përfitu personalisht/familjarisht duke ia puthur dorën pushtetit (të fortit), pavarësisht kostos që kanë veprimet e pushtetit për shtetin.

Lajme të ngjashme