Smajljaj i reagon Krajës: Ledhatimet për pushtetin e të fortët në demokraci janë shumë irrituese
Politologu Avdi Smajljaj, ka kritikuar kryetarin e Akademisë Mehmet Kraja.
Sipas Smajljajt, në vend që Kraja të bëjë thirrje për reflektim, dialog e zgjidhje, ai po i fryn zjarrit edhe më shumë, në kurriz të nxënësve, etiketon grevën e mësimdhënësve si politike.
“Kryetari i akademisë, edhe për nga përgjegjësia e pozicionit, por edhe për nga mosha, në vend që të bën thirrje për reflektim, dialog, e zgjidhje, i fryn zjarrit edhe më shumë, në kurriz të nxënësve, etiketon grevën e mësimdhënësve si politike (kundër qeverisë).
Nuk e di si i ka bërë matjet, që ka ardhur në këtë konkluzion”, ka shkruar Smajljaj.
Tutje ai thotë se ledhatimet për pushtetin e të fortët, ndryshe nga regjimet e kaluara, në demokraci janë shumë irrituese.
“Ledhatimet për pushtetin e të fortët, ndryshe nga regjimet e kaluara, në demokraci janë shumë irrituese.
Akademia është një prej institucioneve më të dhunuara, sistematikisht, nga partitë politike.
Nëse partitë politike, për nga organizmi e vlerat që kanë, i kemi për toke, çka mund të thuhet për një akademi e institucion që bëhet shërbetore e këtyre partive.
Testimi duhet të bëhet nga akademia e poshtë deri në kopshte”, ka shkruar Smajljaj.