Smajljaj: Elektoralizimi i raporteve ndëretnike nuk i shërben stabilitetit dhe zhvillimit politik të vendit - NACIONALE

Smajljaj: Elektoralizimi i raporteve ndëretnike nuk i shërben stabilitetit dhe zhvillimit politik të vendit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj ka komentuar vendimin e KQZ-së për të mos e certifikuar Listën Serbe.

Ai e ka kritikuar pushtetit se raportet nderetnike po i përdor për të përfituar vota.

Në profilin e tij në “Facebook”, Smajljaj ka shkruar se veprimet e tilla nuk i shërbejnë stabilitetit e zhvillimit politik të vendit.

“Elektoralizimi i raporteve ndëretnike, edhe ashtu shumë të ndjeshme, përdorimi i këtyre raporteve për synime të votave, nuk i shërben stabilitetit e zhvillimit politik të vendit. Institucionet e vendit duhet të dëshmojnë maturi e pjekuri në trajtimin e çështjeve që prekun raportet ndëretnike me kujdes të shtuar, e nuk duhet të marrin vendime të shtyra nga ata që sfidojnë themelet e shtetit të Kosovës, të bazuara në shoqëri multietnike. Kosova ka investuar shumë në krijimin dhe mirëmbajtjen e shoqërisë multietnike, që është edhe baza mbi të cilën është pranuar shteti i Kosovës nga më shumë se gjysma e shteteve të botës. Mendje, arsye, maturi, pjekuri, largpamësi, jo emocione në zgjedhje e në politikë”, ka shkruar Smajljaj.

Lajme të ngjashme