Sllovenia për herë të parë me presidente, Kurti: Mezi pres ta thellojmë bashkëpunimin ekonomik
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së parë grua në Slloveni.
Përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter", Kurti ka uruar Natasha Musar për zgjedhjen në krye të vendit, duke thënë se mezi pret t'i forcojë marrëdhëniet dypalëshe e për të thelluar bashkëpunimin ekonomik.
“Urime për Natasha Musar, gruan e parë që Presidente e Republikës së Sllovenisë. Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe, për të thelluar bashkëpunimin tonë ekonomik dhe për të promovuar vlerat tona të përbashkëta si shtete demokratike të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit”, shkroi ndër të tjerash Kurti.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Congratulations to @nmusar, the first woman to be elected President of the Republic of Slovenia. I look forward to working together to strengthen our bilateral relations, deepen our economic cooperation & promote our common values as democratic states committed to rule of law.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 13, 2022
