Skenderaj: Arrestohen dy burra për “mundësim ose detyrim në prostitucion” ndaj vajzës që ishte lajmëruar e zhdukur - NACIONALE

Skenderaj: Arrestohen dy burra për “mundësim ose detyrim në prostitucion” ndaj vajzës që ishte lajmëruar e zhdukur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia Kosovës ka arrestuar dy persona në Skenderaj që dyshohen për “mundësi ose detyrim në prostitucion” ndaj një vajze që ishte lajmëruar person i zhdukur.

Siç njofton Policia, vajza është gjetur dhe është dërguar në Qendrën për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës (QMGF) në Mitrovicë.

Raporti i plotë i PK-së:

Raport shtesë: PERSON I ZHDUKUR&MUNDËSIM OSE DETYRIM NË PROSTUTICION

Skenderaj 08.10.2022-09:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ndaj viktimës femër kosovare e cila ishte lajmëruar si person i zhdukur ndërsa e njëjta është gjetur dhe dërguar në QMGF Mitrovicë Jugu. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.

Lajme të ngjashme