Skandaloze: Maqedonia e Veriut e paraqet flamurin e Kosovës me 7 yje
Maqedonia e Veriut po vazhdon të sillet në mënyrë skandaloze sa i përket pritjes dhe prezantimit të Kosovës dhe simboleve të saj në këtë vend.
Në Maqedoninë e Veriut është duke u mbajtur Kampionati Botëror i Peshkimit, ku po merr pjesë edhe Kosova.
Ndërsa, gjatë prezantimit të shtetit tonë në këtë ngjarje, ka ndodhur diçka skandaloze, ku flamuri i Kosovës është banalizuar, duke u paraqitur me shtatë (7) yje.

Ndryshe, Kampionati i 26-të Botëror i Peshkimit të Krapit (FIPSed World Carp Fishing Championship) po zhvillohet aktualisht në Maqedoninë e Veriut, nga data 2 deri më 5 shtator 2026, ku pjesëmarrëse është edhe Kosova.
Duhet theksuar se aktualisht Maqedonia e Veriut udhëhiqet nga kryeministri Hristijan Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së, në një koalicion të zgjeruar qeverisës, ku partneri kryesor shqiptar është Koalicioni VLEN.