Skandali me pyetjet e testit, djali i kryeprokurorit Buzhala: Baba është i pafajshëm e i jashtëzakonshëm
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala, dyshohet se ka dërguar disa pyetje në adresë të gazetares së Kallxo.com, ku thotë “Këto janë pyetjet për testin me shkrim”. Gjithashtu, i njëjti i thotë Adelinës ta shfrytëzojë kohën deri në ora 13.
Buzhala më pas është kontaktuar nga gazetarja e mediumit, ama pastaj e ka vërejtur se pyetjet i ka dërguar gabimisht.
Tani ka reaguar edhe djali i tij, i cili ka thënë se prindi i tij është i pafajshëm dhe është prind i jashtëzakonshëm.
Mentor Buzhala, djali i Ramiz Buzhalës, ka shkruar në Facebook që nëse babai i tij do të ishte person që ndikon në konkurse dhe favorizon persona të caktuar, unë do të isha i punësuar në Sistem të Drejtësisë diku në pozita mjaft të larta.
“T'kish qene person qysh po pretendojn mediet tona, qe eshte person qe ndikon ne konkurse dhe favorizon persona t'caktum, une sot do t'isha i kyqun lart ne Sistemin e Drejtesise, po sa per informat, perkunder tentimeve me u kyq ne Sistem (me meritokraci) nuk kam arrit dhe prej deshprimi sot pres Vize per pune dhe studime per jashte vendit edhe pse jam me Kualifikim Superior - Jurist i Diplomuar, qe nga viti 2017, ata qe m'njohin e dijn qe eshte e vertete”, ishte një pjesë e shkrimit të Buzhalës në Facebook.
