Situatë e rëndë në fshatrat e Mitrovicës: Zjarret shumë pranë shtëpive
Disa fshatra të qytetit të Mitrovicës janë përfshirë nga zjarre të mëdha.
Derisa ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, ajo që shihet në pamjet e publikuara në media është kanë marrë siperfaqe të mëdha.
Siç raportojnë mediat lokale në Mitrovicë, në fshatin Zasellë, zjarret kanë arritur shumë pranë shtëpive të banuara.
Në fshatin Cernushë, zjarret po rrezikojnë antenat e vendosura në pjesë të ndryshme.
Në anën tjetër, është raportuar se zjarret janë shpërndarë edhe në një pjesë të maleve të fshatit Kçiq.
Zjarr gjithashtu ka pasur edhe në pjesën veriore të qytetit.