Situata me Covidin: 885 raste aktive në Kosovë - NACIONALE

Situata me Covidin: 885 raste aktive në Kosovë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 67 raste të reja me coronavirus, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 885.

MSH njofton se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga coronavirus në këtë periudhë raportuese.

Po në 24 orët e fundit janë shëruar 203 persona, ndërsa në total numri i personave që kanë vdekur nga coronavirusi është 3,197.

Lajme të ngjashme