Sinner nuk ia del, Djokovic prek gjysmëfinalen e Wimbledon - NACIONALE

Sinner nuk ia del, Djokovic prek gjysmëfinalen e Wimbledon

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Italiani Jannik Sinner në një moment krijoi përshtypjen se iu afrua një triumfi të madh ndaj Djokovic, por në fund ky i fundit triumfoi me rikthesë në rezultat.

Sinner ishte i mrekullueshëm në dy setet e para, të cilat i fitoi me rezultat 5:7 dhe 2:6. Por, në vazhdim, kur gjithçka mendohej se po i vinte fundit dhe disfata e Djokovic po trokiste, ndodhi rikthesa në rezultat, me Djokovic që në fund fitoi tre setet tjera rresht, me rezultat 6:3, 6:2 dhe 6:2, duke prekur kësisoj gjysmëfinalen e turneut më të madh në tenis, atë të Wimbledonit. Djokovic në gjysmëfinale do të luajë me fituesin në sfidën mes Goldin dhe Norrie.

Lajme të ngjashme