Sindikatat në grevë, Jasharaj: Nuk e ndalim pa u plotësuar kushtet
Ka nisur greva e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka theksuar se greva nuk ndalet pa u plotësuar kushtet.
Sipas tij, qeveria po e injoron kërkesën për ndarjen e 100 eurove deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.
“Kërkesa për 100 euro ka rrjedhë sa i përket ligjit të pagave. Nuk kemi shkuar në shuma të tjera. Sepse janë 86 mijë të punësuar në sektorin publik. Do të ishte shenjë simbolike në këtë kohë krizë. Jemi të bindur se shteti do ti ndante 100 euro sepse ka buxhet. Edhe këtij 100 euro shteti i ka thënë jo dhe po mundohet të injorojë kërkesat e sindikatave”.
“Kemi bërë çmos për të shpëtuar vitin shkollor. Kemi kërkuar 100 euro dhe jemi të bindur se qeveria kish mundur t;i realizojë. Po ta kishim ligjin e pagave këto nuk do të bëheshin. Lus qytetarët mllefin që e kanë mos ta orientojnë tek ne po kah qeveria. Dhe kemi hyrë në grevën e përgjithshme por që ishalla nuk zgjat. Kemi bërë rrugëtim 9 muaj me apelin kryeministër plotësoja këtë kërkesë të gjithëve”, u shpreh Jasharaj.
Në anën tjetër kryeministri Kurti gjatë ditës së djeshme tha se nuk është koha për greva, por për punë. /EO
