Siç raportoi Nacionale, Mirlind Daku konfirmon se shkaku i sëmundjes u detyrua të largohet nga grumbullimi - NACIONALE

Siç raportoi Nacionale, Mirlind Daku konfirmon se shkaku i sëmundjes u detyrua të largohet nga grumbullimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendërsulmuesi Mirlind Daku ka konfirmuar se është i sëmurë prandaj edhe është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës, siç raportoi Gazeta Nacionale ditën e mërkurë.

Daku ishte në listën e Alain Giresse, por fatkeqësisht u sëmurë dhe kjo ndikoi të mos lejonte të zhvillonte asnjë minutë dhe të largohet nga grumbullimi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social "Facebook", Daku kërkoi falje që nuk mundi t'i ndihmojë bashkëlojtarët dhe që ka nisur terapinë e shërimit.

"Pas një sëmundje që pata u detyrova të largohem nga grumbullimi me Kosovën. Më vije shumë keq që nuk munda të jem në fushë për t’i ndihmuar shokët e skuadrës. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe kujdesin, tani jam duke marrë terapinë dhe po bëhem më mirë", shkroi ai.

Lajme të ngjashme