Siç pritej, Tomë Gashi i bëhet avokat gjyshit të arrestuar për sulm ndaj Rrahman Jasharajt
Përplasja që ndodhi në mes një personi me emrin Musli Rexhepi dhe disa prej sindikalistëve, pasi Rexhepi tentoi ta sulmonte, dhe siq duket e kanosi me fjalë kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn, tashmë do të jetë subjkt i drejtësisë.
Kjo pasi Rexhepi është arrestuar, e ndaj tij pritet të fillojë procedura gjyqësore.
Avokati Tomë Gashi, me anë të një postimi, ka bërë të ditur se do ta mbrojë z.Rexhepin në gjykatë, duke e quajtur të paligjshëm ndalimin e tij.
Avokati Gashi, në postimin e tij ka përmendur edhe emrin e prokurorit të rastit, çka duket të jetë një fushatë e përkrahësve të Vetëvendosjes, ngaqë emri i tij tashmë është nxjerrë nga shumë përkrahës të VV-së.
“Ne mbrojtje te zotni Musli Rexhepi i ndaluar nga Prokurori i Prokurorise Themelore ne Prishtine Blerim Igrishta kines per kanosje te kryetarit te SHBASHK- ut Rrahman Jashari
Arrestimi i zotni Rexhepit i moshes mbi 81 vjeqare ka qene krejtesisht i panevojshem dhe juridikisht i paqendrueshem.
Ne presim qe aj sa ma shpejt te lirohet ngase rasti eshte i inskenuar dhe me mire se une si avokat i tije flasim inqizimet e kamerave te shume mediave qe kan qen prezent.
“Mekati” i zotni Rexhepit ishte se kerkoj te vazhdon mesimi per nxenesa dhe per mbesen e tij." shkroi Gashi, natyrisht me një mori gabimesh drejtëshkrimore.