Si mund ta zgjerojmë fjalorin me fjalët e Kurtit - që s’ekzistojnë as në fjalor? - NACIONALE

Si mund ta zgjerojmë fjalorin me fjalët e Kurtit - që s’ekzistojnë as në fjalor?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, tha përmes një shkrimi në rrjete sociale se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të dëgjohet në debate, sepse, sipas Hoxhës, të gjitha ato që i thotë Kurti, janë zgjerim i fjalorit.

“Çfarë kam shkruar tre vjet më parë nuk ndryshon në asnjë pikë: Albin Kurti duhet të dëgjohet në debate sepse e gjithë çka thotë ai është zgjerim i fjalorit dhe i çështjeve me të cilat merret qeverisja”, shkroi Hoxha në rrjete sociale.

Sidoqoftë, nuk dihet se si mund të zgjerohet fjalori me disa nga fjalët që Kurti i tha me gojë e më pas i publikoi të shkruara – fjalë që nuk ekzistojnë në fjalorin e gjuhës shqipe.

Askush nuk mund ta pasurojë fjalorin me fjalët “entuziasmi”, “vije”, “vie”, “balanci”, “ngrisë”, sepse ato nuk ekzistojnë në gjuhën letrare shqipe. Futja e tyre në fjalor, pa dyshim, do të ishte shtrembërim i standardit gjuhësor.

Këto fjalë dhe shumë gabime të tjera drejtshkrimore ishin pjesë e fjalimit të kryeministrit Kurti, të lexuar në një tubim të partisë së tij./Nacionale

Lajme të ngjashme