Si ishte paraqitur agjent i CIA-s një person, duke e mashtruar familjen e Bedri Rexhepit për gjetjen e tij - NACIONALE

Si ishte paraqitur agjent i CIA-s një person, duke e mashtruar familjen e Bedri Rexhepit për gjetjen e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jeton e Nexhat Vllasaliu janë dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Rexhepi ishte zhdukur që nga data 8 prill 2021. Megjithatë, dikush kishte tentuar të mashtrojë familjen, duke u paraqitur si agjent i CIA-s.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 4 gusht 2021, i kishte caktuar paraburgim të dyshuarit që familjes së biznesmenit Rexhepi iu paraqit si agjent i CIA-së, duke prezantuar fakte të rreme që mund të dërgojë në gjetjen e tij.

Personi me iniciale S.G dyshohet se kishte kryer pesë vepra penale, përfshirë “falsifikimin e dokumenteve” kur dyshohet se është paraqitur si agjent i CIA-s.

Ai, dyshohet se më datë 30 korrik 2021, në HIB Petrol në Prishtinë, i ka vënë në lajthitje familjarët e të dëmtuarit Bedri Rexhepi i cili është i zhdukur, duke paraqitur fakte të rreme kinse për gjetjen e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore.

Sipas Prokurorisë, S.G ka kontaktuar përmes mesengjerit vëllain e Bedri Rexhepit, duke u prezantuar si agjent i CIA-s amerikane. Është prezantuar me emrin Ardian O’Neil Bajraktari, duke ja prezantuar një ID kartelë të falsifikuar në shpejtësi.

Prokuroria pretendon se pas shkëmbimit të disa emaileve i dyshuari i ka thënë të dëmtuarit V.R. se ka komunikuar me autoritetet në Serbi dhe ka kuptuar se vëllai i tij i zhdukur gjendet në burgun e Nishit në Serbi dhe për ta nxjerrë prej aty, fillimisht i nevojiten 3000 deri 4000 euro dhe me qëllim që ta bind V.R..

I njëjti, sipas prokurorisë, ia ka dërguar disa emaile në gjuhën serbe dhe angleze se kinse e ka konfirmuar nga zyrtarët e Serbisë ku këtë komunikim ja ka përcjell tani të dëmtuarit V.R. duke cekur se këtë komunikim e ka kthyer qeveria e Serbisë në emër të Milorad Petkoviq.

Tutje, ata e kanë lënë të takohen më datë 2 gusht 2021, për t’i marrë paratë te HIB Petroli afër stacionit të autobusëve dhe aty është arritur të ndalohet dhe arrestohet nga Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme