Shukri Buja mungon për arsye shëndetësore, shtyhet gjykimi në rastin "Veteranët"
Për shkak se i akuzuari Shukri Buja ka munguar për arsye shëndetësore, është shtyrë seanca e së mërkurës në rastin e njohur si “Veteranët”.
Lidhur me mungesën e të akuzuarit Buja, avokati i tij, Fadil Jashari, deklaroi se i mbrojturi i tij mbrëmë vonë i kishte dërguar një e-mail me të cilin e kishte njoftuar se për arsye shëndetësore nuk mund të paraqitet në seancën e sotme, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Më pas, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Gazmend Bahtiri, konfirmoi se e-mailin në fjalë e kishte parë sot dhe se kërkoi që i akuzuari Buja dhe mbrojtësi i tij t’i paraqesin Gjykatës dëshmi për të arsyetuar mungesën.