Shtyhet për nesër fjalimi i Vladimir Putin drejtuar popullit - NACIONALE

Shtyhet për nesër fjalimi i Vladimir Putin drejtuar popullit

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sergei Markov, një shkencëtar politik rus i cili është edhe një ish-këshilltar i ngushtë i Vladimir Putinit, ka bërë të ditur se fjalimi kombëtar i presidentit Putin është shtyrë për nesër.

Lajmin e ka bërë të ditur në kanalin e tij zyrtar në Telegram, i cili duket të jetë konfirmuar edhe nga një deklaratë e postuar nga redaktori i medias shtetërore ruse të lajmeve RT, Margarita Simonyan, e cila thjesht shkroi në Telegram "shko fli".

Siç ju njoftuam më parë, ishte e planifikuar që presidenti rus Vladimir Putin të mbante fjalimin e tij të parë para popullit që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë, ku pritej se do të fliste për referendumet e planifikuara në katër rajonet e pushtuara të Ukrainës.

Lajme të ngjashme