Shtohen dënimet me vdekje në ShBA, tre burra pritet të ekzekutohen për një ditë - NACIONALE

Shtohen dënimet me vdekje në ShBA, tre burra pritet të ekzekutohen për një ditë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Janë bërë 16 vjet që nga koha kur tre persona ishin ekzekutuar në të njëjtën ditë në Shtetet e Bashkuara, por të enjten, tre burra të dënuar për vrasje në shtete të ndryshme të ShBA-së ballafaqohen me këtë dënim.

Ekzekutimi i planifikuar i të burgosurve Anthony Darrell Hines, 66 vjeç, Jeremy Williams, 41 vjeç, dhe Crlos Cuesta-Rodriguez, 71 vjeç, në Tennessee, Alabama dhe Oklahoma, është shenjë e rritjes së ndjeshme të ekzekutimeve të të dënuarve me vdekje në mbarë vendin, raporton televizioni BBC.

Vitin e kaluar pati katër fish më shumë njerëz të ekzekutuar se më 2021, edhe pse trupat gjykues dhe publiku amerikan po bëhen gjithnjë më dyshues ndaj përdorimit të këtij dënimi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, për një kohë të gjatë ka qenë mbështetës domethënës i dënimit me vdekje. Në vitin 2020, gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, ai i dha fund një moratoriumi gati dydekadësh rreth dënimit me vdekje në nivel federal, duke urdhëruar 13 ekzekutime për një periudhë 6-mujore.

Lajme të ngjashme