Shtiu me armë në një gazmend familjar në Prizren, ndalohet për 48 orë i dyshuari - NACIONALE

Shtiu me armë në një gazmend familjar në Prizren, ndalohet për 48 orë i dyshuari

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një person është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një gazmendi familjar në rrugën “Reshat Qoqaj” në Prizren.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 5 korrikut, rreth orës 23:00. Pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar të dyshuarin. Ai ka pranuar se ka shtënë me armë dhe ka dorëzuar një pistoletë, ndërsa në vendngjarje janë sekuestruar edhe dy gëzhoja.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia ka përsëritur apelin ndaj qytetarëve që të mos përdorin armë në festa dhe gazmende familjare, duke theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit dhe ruajtjes së sigurisë publike.

Lajme të ngjashme