Shtetësia për Abazin e VV-së, Rama tallet keq: Urime Kosovë, u shpërblye ai që e kundërshtoi shtetësinë e Kosovës - NACIONALE

Shtetësia për Abazin e VV-së, Rama tallet keq: Urime Kosovë, u shpërblye ai që e kundërshtoi shtetësinë e Kosovës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar vendimin e deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, e cila e ushtron edhe pozitën e detyrës së presidentes, për dhënien e shtetësisë së Kosovës Bojken Abazin, i cili në vitin 2016 ishte dëbuar nga vendi.

Ai ka ironizuar me këtë verim, duke e uruar Kosovë.

Në profilin e tij në Facebook, Rama ka shkruar se ai që e ka kundërshtuar shtetësinë e Kosovës është shpërblyer me shtetësi.

“URIME, KOSOVË! Boiken Abazi, i dëbuar nga Republika e Kosovës në vitin 2016 sepse përbënte rrezik për "sigurinë kombëtare", i evidentuar nga organet e Kosovës për “sulm ndaj personit zyrtar”, “prishje të rendit publik” dhe “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”, qenka pajisur me shtetësi të Kosovës. Ironikisht, ky që kundërshtoi shtetësinë e Kosovës, u përplas me institucionet e Kosovës, rrezikoi jetën e zyrtarëve të Republikës së Kosovës dhe të cilit iu ndalua hyrja në territorin e Kosovës sepse përbënte rrezik kombëtar, tani bëhet qytetar i Kosovës! Ligjërisht, si e pajis një deputete dikë me shtetësi? Moralisht, pse duhet ta marrë shtetësinë e një shteti dikush që ka rrezikuar sigurinë e atij shteti?”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme