Shtetasja hungareze sulmohet fizikisht nga një burrë dhe një grua në Gjakovë - NACIONALE

Shtetasja hungareze sulmohet fizikisht nga një burrë dhe një grua në Gjakovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një burrë e një grua kanë sulmuar fizikisht një grua me shtetësi hungareze në Gjakovë.

Policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Nuk dihen lidhjet familjare mes tyre, anipse policia veprën e ka cilësuar si 'dhunë në familje'.

Raporti i plotë i PK-së:

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 26.08.2022 – 09:00. I dyshuari mashkull kosovar së bashku me të dyshuarën femër kosovare kanë sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase hungareze. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.

Lajme të ngjashme