Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë / 28.06.2025– 18:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar (m/k), pasi që kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortës së tij viktimës femër kosovare (f/k). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / 30.06.2025 – 13:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër shtetase e R. Shqipërisë, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· 19.05.2025 – NN. I dyshuari m/k (i fejuari) dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ankueses f/k, gjatë kohës sa ajo ishte në vizitë tek ai në shtetin ku jeton i fejuari i saj. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.
DHUNË NË FAMILJE
Viti 30.06.2025– 03:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i huaj, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortës së tij viktimës f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Prizren / 30.06.2025 – 21:30. Është arrestuar i dyshuar m/k, pasi që kishte shkaktuar dhunë në familje duke e kanosur vëllain e tij. Gjatë kontroll në banesën e tij, i është gjetur dhe sekuestruar një pistolet me gaz, një karikator dhe 28 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë / 30.06.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.