Shtatë civilë, përfshirë pesë fëmijë, vriten nga sulmet ruse në Siri
Shtatë civilë, përfshirë pesë fëmijë, janë vrarë dhe 13 të tjerë janë lënduar nga sulmet ajrore ruse në disa fshatra me shumicë të krishterë në perëndim të provincës Idlib të Sirisë.
Sipas vëzhguesit opozitar të aeroplanëve, një aeroplan luftarak rus u ngrit në qiell nga baza ajrore “Khmeimim” në Latakia dhe i goditi fshatrat Al-Yacoubiyah dhe Judayda pas orës dy të mëngjesit.
Zyrtarët e Mbrojtjes Civile Siriane thanë se, sipas raportimeve fillestare, shtatë civilë, përfshirë pesë fëmijë, janë vrarë dhe 13 të tjerë janë lënduar nga sulmi.
Gjatë takimit në Astana më 2017, Turqia, Rusia dhe Irani ishin pajtuar për krijimin e katër zonave të de-eskalimit në atë pjesë të Sirisë, që nuk kontrollohet nga regjimi i Asadit.