'Shqipëria e lidhur ngusht me ne', SHBA-ja finalizon kredinë 302 milionë dollarëshe për modernizimin e ushtrisë shqiptare
SHBA-ja njoftuar me kenaqësi ratifikimin e kredisë prej 302 milionë dollarësh për Financimin e huasë Ushtarak (FMF), për Shqipërië
Sipas Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, kjo kredi do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Mbrojtjes së Hagës, për të shpenzuar 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtje deri në vitin 2035.
“Kredia e FMF-së do të ndihmojë në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke mbështetur prokurimin e kapaciteteve kryesore me origjinë nga SHBA-ja dhe duke forcuar aftësinë e Evropës për të udhëhequr mbrojtjen e vet”, thuhet në njoftimin e Byros së Çështjeve Politiko-Ushtarake të SHBA-së.
Ambasada ka theksuar gjithashtu se, si aleate e NATO-s, Shqipëria është e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, duke përfshirë edhe rolin e saj si anëtare themeluese e Bordit të Paqes të Presidentit Trump.
Bureau of Political-Military Affairs (Byroja e Çështjeve Politiko-Ushtarake) është një agjenci e Departamentit të Shtetit të ShBA-së që shërben si ura kryesore lidhëse me Departamentin e Mbrojtjes (Pentagonin). Kjo zyre lidh diplomacinë me politikën e mbrojtjes për të çuar para interesat e sigurisë kombëtare amerikane.