Shqipëri: Dënohet me burg të përjetshëm personi që vrau dy motrat me të cilat kishte lidhje intime
Me burg të përjetshëm është dënuar personi me inicialet P. A. për vrasjen e dy motrave para dy viteve në Tiranë.
P. A është dënuar nga Gjykata e Trianës për akuzën për vrasjen e dy motrave Zh. M. e K. B. me të cilat kishte lidhje intime.
I dënuari vrau ish të dashurën dhe motrën e saj Zh. M. e K. B., me 31 dhjetor 2020.
Ai kishte tentuar të arsytohej se kishte probleme mendore, mirëpo kjo ishte hedhur poshtë nga mjekësia ligjore të cilët kishin konstatuar se i dënuari nuk vuante nga ndonjë problem psiqik.