Shpërthimi i zjarreve në Kaliforni, evakuohen mijëra banorë
Një zjarr i shpejtë në Kaliforninë veriore pranë kufirit të Oregon ka detyruar 2,000 banorë të evakuohen, pasi që nga shpërthimi i së premtes ka shkatërruar shtëpi dhe infrastrukturë kritike.
Zjarri më i madh në Kaliforni deri më tani për këtë vit, McKinney në Siskiyou County tashmë ka djegur mbi 51,000 hektarë.
Edhe pse deri më tani nuk ka pasur raportime për të vdekur apo të plagosur, në vend është ngritur një paralajmërim me flamur të kuq që tregon kushte të rrezikshme zjarri.
Më shumë se dy dekada thatësire dhe temperatura në rritje, të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike, e kanë bërë Kaliforninë më të prekshme se kurrë ndaj zjarreve.
Bazuar në numrin e hektarëve të djegur para këtij zjarri, dy vitet më shkatërruese të regjistruara ishin në 2020 dhe 2021.
Ky ishte zjarri i dytë i madh me të cilin po përballet Kalifornia këtë sezon pas zjarrit të Oak Fire pranë Parkut Kombëtar Yosemite, i cili ka djegur mbi 19,000 hektarë.
