Shpërthim në Zubin Potok, zjarri përfshin një objekt ende të pabanuar - NACIONALE

Shpërthim në Zubin Potok, zjarri përfshin një objekt ende të pabanuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një shpërthim ka ndodhur në Zubin Potok.

Si pasojë e këtij shpërthimi është shkaktuar një zjarr në një ndërtesë të pabanuar.

Lajmin për Telegrafi e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar”, tha ai.

Tutje, ai ka treguar se zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga çka është shkaktuar shpërthimi, por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, u shpreh Elshani.

Lajme të ngjashme