Shpërthim i madh në një treg të Armenisë, një i vdekur e 36 të plagosur - NACIONALE

Shpërthim i madh në një treg të Armenisë, një i vdekur e 36 të plagosur

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një zonë të ruajtjes së fishekzjarreve në një treg popullor në kryeqytetin e Armenisë, duke lënë të vrarë të paktën një person dhe duke plagosur 36 të tjerë.

Bëhet e ditur se zjarri ka shpërthyer mbi qendër të Jerevanit, ndërsa punonjësit e shpëtimit dhe vullnetarët janë në kërkim të viktimave që mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Tregu, i cili ndodhet rreth dy kilometra në jug të qendrës së qytetit, është i njohur për çmimet e tij të ulëta dhe shumëllojshmërinë e mallrave.

Ndërsa, ende nuk është bërë e ditur se çfarë e ka shkaktuar ndezjen e fishekzjarreve, sipas AP-së, të paktën 36 persona janë lënduar, kurse agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar ministrinë armene të emergjencave të ketë thënë se numri i të plagosurve ka shkuar në 45 persona.

Lajme të ngjashme