Shpërthen një mjet në Gjakovë, plagoset një person: U gjet në një fushë - NACIONALE

Shpërthen një mjet në Gjakovë, plagoset një person: U gjet në një fushë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore nga një mjet shpërthyes në Gjakovë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka njoftuar se i njëjti është gjetur në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë.

Gjithashtu ka bërë të ditur se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.” – ka bërë të ditur Elezaj.

Lajme të ngjashme